349 viktima të reja nga koronavirusi në Itali
17 mars 2020
| 10:03
Italia të hënën i ka raportuar 349 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar në 2 158 numrin e përgjithshëm të viktimave. Të dhënat e fundit nga Departamenti i Mbrojtjes Civile tregojnë se edhe numri i personave të infektuar u rrit për 12 për qind, duke e çuar në 23 073 shifrën e përgjithshme.
Qeveria italiane ende po shpreson se masat e ashpra të izolimit do të ndikojnë në ndalimin e përhapjes së madhe, ndonëse shifrat e rritjes së rasteve janë akoma shqetësuese.
Për të ofruar ndihmë për bizneset dhe familjet e goditura nga izolimi i gjatë, qeveria italiane të hënën e miratoi pakon e shumëpritur ekonomike prej 25 miliardë eurove, shkruan “Anadolu”, transmeton Express.