Nënshkruhet marrëveshja e mirëkuptimit mes MEA-së dhe FMK-së për kualitet të ajrit

24 shtator 2020 | 11:13

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit sot u nënshkrua një Marrëveshje Mirëkuptimi mes ministrisë dhe Fondacioni i Milleniumit të Kosovës (FMK).

Në këtë marrëveshje që u nënshkrua nga ministri i MEA-së, Blerim Kuçi dhe drejtori ekzekutiv i FMK-së, Petrit Selimi, parashihet që të përkrahet aktiviteti “Dig Data”, që ka të bëjë me mbledhjen e të dhënave për kualitet të ajrit. 

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të nxisë bashkëpunimin në zbatimin e projektit që ka për bazë Qeverisjen Transparente dhe Llogaridhënëse. Të dhënat e mbledhura për kualitetin e ajrit do të jenë transparente për publikun dhe për shfrytëzim analitik”, është thënë në njoftimin e MEA

Sipas ministrit Blerim Kuçi, transparenca është një element që do të ketë rëndësi të veçantë gjatë qeverisjes së tij në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

“Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje morri pjesë edhe Sarah Olmstead, drejtoreshë e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (KSM/MCC) për Kosovë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dhënat e tregtisë së jashtme të Kosovës për muajin…