‘35 punëtorë të KEK-ut vdiqën si pasojë e kushteve të punës në vitin 2021’

30 mars 2022 | 11:49

Vetëm gjatë vitit të kaluar, 35 punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë humbur jetën si pasojë e kushteve të rënda në KEK. Ndërsa 90 për qind e punëtorëve vazhdojnë të kenë probleme shëndetësore.

Lajmin e ka bërë me dije nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica. Ai ka thënë për “EO” se kushtet e punës janë të rënda, ndërsa aplikimi i masave mbrojtëse nuk mund t’i rezistojë gazrave helmuese.

“Në KEK ka shumë punëtorë të cilët janë me probleme shëndetësore për arsye se natyra e punës është e tillë. Edhe përkundër aplikimit të masave mbrojtëse nuk mund t’i ruhet gazrave helmues dhe pluhurit, dhe dridhjeve që ekzistojnë aty. Kështu që në vitin e kaluar, vetëm në vitin 2021 kemi pasur 35 punëtorë që kanë vdekur ende pa u pensionuar. Të gjithë, pothuajse 90 për qind që janë sëmundje profesionale dyshojmë se merren gjatë procesit të punës për arsye se shumica e tyre janë kancerogjene që kuptohet gazrat helmuese i sjellin këto lloj sëmundje”, ka thënë Llumnica.

Ai ka kërkuar që të aplikohet pensionimi i parakohshëm me pagesën prej 36 pagave në start pasi sipas tij ka një moshë jashtëzakonisht të lartë të punëtorëve në KEK.

“Ne kemi kërkuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në vitin 2019 që të gjithë të punësuarit nga 1 muaj deri në 180 muaj të kenë pensionet me përqindje. Kurse mbi 180 muaj që i bie 15 vjet të kenë pensionin 100 për qind në mënyrë që të mos i hahet haku askujt”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milwaukee hedh kandidaturën për të marrë kreun e renditjes në…