35 raste të reja me Covid në Kosovë
27 qershor 2022
| 12:14
35 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe janë shënuar edhe 15 persona. Ndryshe, aktualisht në vendin tonë janë gjithsej 270 raste aktive me këtë virus.
Njoftimi i plotë nga MSh-ja:
Në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 200 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.399.
Në total numri i rasteve aktive është 270.