35-shi i AAK-së, Arton Demhasaj, takohet me të rinjtë e Aleancës, vlerëson lart punën e kryetares Amire Ajeti
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 35, Arton Demhasaj, ka mbajtur një takim me Aleancën e të Rinjve të Kosovës, kryetare e së cilës është Amire Ajeti.
Demhasaj ka thënë se rinia është forca lëvizëse që siguron vitalitetin shoqëror të një kombi.
“Problemet kryesore të rinisë në Kosovë janë tri: cilësia e arsimit, puna dhe kyçja në treg. Dashuria për Kosovën, vizioni për një Kosovë të qëndrueshme dhe të fortë, si dhe lidershipi i Ramush Haradinajt, gjithmonë e kanë lidhur rininë me AAK-në. Prandaj, për t’iu ofruar zgjidhje këtyre sfidave, AAK ka një plan konkret për RININË: Arsim i përballueshëm dhe modernizim i kurrikulës; Qartësi për karrierë dhe paga të drejta; Mbështetje për ndërmarrësinë rinore me fokus në angazhimin ekonomik në ekonominë e gjelbër dhe inovacionin teknologjik; Mbështetje për sigurimin e qirave dhe strehimit, si dhe për blerësit e shtëpisë së parë; Takime virtuale dhe të drejtpërdrejta me rininë, ku ata mund të bëjnë pyetje dhe të angazhohen me deputetët e grupit tonë parlamentar për çështjet që i shqetësojnë. Ne kemi besim të plotë në një Kosovë fituese, prandaj kërkojmë besimin e të rinjve dhe të rejave për rrugën që kemi përpara”, ka shkruar Demhasaj në “Facebook”.