35-shi i AAK-së takon kryetarin e Gastronomëve, diskutojnë për sfidat e këtij sektori

13 janar 2025 | 14:06

Kandidati për deputet nga AAK-ja me numër 35, Arton Demhasaj, ka takuar kryetarin e Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, me të cilin ka diskutuar diskutuam për sfidat e këtij sektori.

“Në takim me kryetarin e Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, diskutuam për sfidat e këtij sektori, të cilat duhet t’i adresojmë me urgjencë. Gastronomia nuk mund të jetë më tej një barrë. Ajo duhet të shndërrohet në një markë vendore të punësimit, turizmit dhe traditës, që i sjell dobi jo vetëm bizneseve dhe të punësuarve, por edhe vendit në përgjithësi. Për Kosovën Fituese. Për Kosovën në NATO”, ka shkruar Demhasaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe…