35-vjeçari vdes pasi bie nga kati i tetë i një banese në Ferizaj
08 gusht 2021
| 20:46
Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tetë i një banese në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me dt. 08.08.21 rreth ores 17:24 në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” , një person ka rënë në tokë nga kati i 8-të nga një banesë.
Personi ,mashkull, i moshës rreth 35 vjeçar, nga mjekët e spitalit të Ferizajt është konfirmuar se është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes”, tha Veseli.