​35 vjet burgim për katër të akuzuarit për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

31 maj 2024 | 11:55

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur i ka dënuar me gjithsej 35 vjet burgim të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit dhe është dënuar me 14 vjet burgim.

Tre të akuzuarit të tjerë që janë të mitur, janë dënuar me nga 7 vjet burgim për dhunim, dhe keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.

Ndaj një të mituri tjetër është veçuar procedura nga gjykata.

E.R është liruar nga aktakuza për veprën penale të trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, atij i është vazhduar masa e paraburgimit.

Njëri nga të miturit që u dënua për dhunim, është liruar nga aktakuza për veprën penale të trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se ai ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Në finalen e Ligës së Kampionëve ne mbështesim Real Madrid”.…