352 mijë ndërtime pa leje në Kosovë
06 korrik 2018
| 13:57
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka prezantuar të premten pakot informuese për procedurat e lejeve ndërtimore.
Me këtë rast, ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj, ka thënë me dije kanë evidentuar 352 mijë ndërtime pa leje në Kosovë.
Ndërsa kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se komunat e Kosovës kanë qenë të përfshira në hartimin e akteve nënligjore për ndërtimet.
Për këtë, ai ka theksuar se komunat kanë shënuar progres në shërbimet për përshpejtimin e pajisjeve me leje të ndërtimit.