Bunjaku: Kujdes, Maqedonia ka pritur 30 vjet për këtë ditë
Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, ka kërkuar nga djelmoshat e “dardanëve” që të jenë me këmbë në tokë dhe sonte kundër Maqedonisë, të bëjnë atë që kanë treguar ndër vite, çka e dëshmon e arritje deri këtu.
Ai ka vajtuar edhe mungesat e Kosovës. Bunjaku analizon ndeshjen mes Maqedonisë dhe Kosovës, tregon armën e fort të “Dardanëve”
Fatkeqësisht, për shkak dëmtimesh por edhe situatës me COVID-19, Kosova do të jetë pa portierin Samir Ujkani, kapitenin Amir Rrahmani, mesfushorët Hekuran Kryeziu, Idriz Voca dhe Besar Halimi, si dhe sulmuesit kryesorë Vedat Muriqi dhe Milot Rashica, raporton “GE”.
“Maqedonia që 30 vite e ka pritur këtë rast. Ok ne jemi që 3, 4 vite na u ka dhënë mundësia dhe duhet ta shfrytëzojmë, por do të jetë e vështirë. Por mos të harrojmë kemi mungesa, lojtar lider, shembull Amirin, Hekuranin që vepron shumë mirë në mesfushë, Vedati në sulm. Sido që të jetë, lojtarët që luajnë nuk duhet të tentojnë t’i zëvendësojnë ata, por të jenë vetvetja”.
“Është arritje e madhe, por për të mirën e zhvillimit tonë nuk duhet të flasim këtë pjesë. Por, duhet të tentojmë të shfrytëzojmë këtë moment. Udhëtimi ka qenë shumë i vështirë për të arritur këtu”.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të dyja në kërkim të pjesëmarrjes së parë historike në një kampionat evropian, e siguruan këtë mundësi të artë për kualifikim pasi i fituan grupet e veta përkatëse në Ligën D në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve.