‘Je psikolog i dobët’ – ‘Ti i beson syve të tu’, sërish përplasje ndërmjet Zemajt e deputetit të LV-së

09 tetor 2020 | 15:32

Kanë vazhduar edhe më tutje përplasjet në mes të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Gjithçka ka nisur kur Zemaj i është drejtuar Ukës, duke i thënë se për statistikat e Covid-19 është duke iu referuar medieve ruse, të cilat sipas tij nuk ia duan të mirën Kosovës.

E në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar deputeti Uka, i cili ia ka përmendur Zemajt “kontrollin me sy të Covidit”.

“Nuk e di nëse është serioze t’i përgjigjem një ministri ilegal që nuk i beson OBSh-së dhe e lexon ‘Sputnikun’. Ndoshta i beson syve të tij. Aq i pasaktë je i nderuar që më konsideron mjek. Unë jam psikolog, dhe unë nuk e veshi kostumin që nuk më bie tamam. Ju po na thoni që ne po gëzohemi me numrin e vdekjeve, por ju po krenoheni dhe kjo është turp”, i ka thënë Uka, Zemajt.

Ndaj këtij vlerësimi ka reaguar Zemaj, duke e quajtur Ukën psikolog të dobët.

“Ti je psikolog, por je psikolog i dobët dhe jo me shpirt humani. Për këtë arsye e ke krijuar grupin propagandues për mos me i respektuar masat”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bizneset startup vazhdojnë të luajnë një rol shumë të rëndësishëm…