36 foshnje, për 24 orë në Gjinekologji
09 janar 2019
| 10:39
Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kishte 34 lindje.
Sipas të dhënave të kësaj klinike, 21 foshnje janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 15 i përkasin gjinisë femërore.
Dy nëna lindën binjakë, 14 lindje u realizuan me operim, gjersa 12 gra u bënë nëna për herë të parë, raporton “Epoka e re”.