36 mijë e 439 palestinezë të vrarë në Gaza
02 qershor 2024
| 13:54
36 mijë e 439 palestinezë janë vrarë dhe 82 mijë e 672 janë plagosur që nga 7 tetori në Rripin e Gazës.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e vendit, raporton “The Guardian”.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë vrarë 60 palestinezë dhe janë plagosur 220 të tjerë, si pasojë e sulmeve izraelite.