36 pacientë me Covid po marrin trajtim mjekësor në spitalet e Kosovës

14 janar 2022 | 10:48

Bazuar në raportet e datës 14 janar 2021 nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 36 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 25 të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 25 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 13 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 3 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ma. Theodhora Lena   Përmbledhje Ky punim synon t’i identifikojë…