36 të vdekur nga Covidi, Haradinaj: Ky pushtet e kjo klasë politike duhet të kthjellet

29 gusht 2021 | 16:50

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rekordit të zi që është shënuar sot në vend ku si pasojë e COVID-19 vdiqën 36 njerëz.

Haradinaj ka thënë se përtej politikes, pushteti aktual dhe klasa politike duhet të kthjellet dhe se situata e krijuar nuk menaxhohet me takime rutinë e me masa sipërfaqësore.

“Qeveria duhet t’i orientojë krejt potencialet njerëzore e financiare në mbrojtje të shëndetit të popullit. Detyrë mbi detyrat sot është mposhtja e sëmundjes së shekullit”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, kreu i AAK-së i ka bërë ftesë kryeministrit Kurti që ta kuptojë seriozitetin e gjendjes dhe të veprojë në përputhje me situatën.

“Atyre që sot e gjithë këto ditë i kanë humbur të dashurit e tyre, ngushëllimet më të sinqerta”, ka shtuar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

36 prej nesh, prej sot nuk janë më. Ky është një rekord i zi për Kosovën. Përtej politikës, ky pushtet e kjo klasë politike duhet të kthjellet.

Situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe nuk menaxhohet me takime rutinë e me masa sipërfaqësore. Qeveria duhet t’i orientojë krejt potencialet njerëzore e financiare në mbrojtje të shëndetit të popullit. Detyrë mbi detyrat sot është mposhtja e sëmundjes së shekullit.

Me shpresë se ky i sotmi është rekordi i fundit i zi, e ftoj Kryeministrin Kurti ta kuptojë seriozitetin e gjendjes së krijuar dhe të veprojë në përputhje me situatën.

Atyre që sot e gjithë këto ditë i kanë humbur të dashurit e tyre, ngushëllimet më të sinqerta!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elaine Thompson–Herah vazhdon të dominojë garën e 100 metrave dhe…