
36 VITE NGA RËNIA HEROIKE E DËSHMORIT TË KOMBIT AGIM RASHITI
36 vite nga demonstrata e 27 Marsit në Gjilan, në të cilën roli i madh i demonstruesit aktiv, trim, korpulent e sypatrembur Dëshmorit të Kombit Agim Rashiti ishte i madh!
Demonstratës gjithëpopullore të Gjilanit, në 27 Marsin e 1989-tës, me gjakun e Tij, ia dha vulën e pashlyer, djaloshi historik e i papërkulur, Dëshmori i Kombit, Agim Rashiti!
Dëshmori i Kombit Agim Rashiti bashkë me Dëshmorin e Kombit Reshat Ymerin, në vitet 1989 dhe 1990, janë dy luftëtarët e Atdheut, që me gjakun e tyre, Gjilanin e radhiten në mesin e vendeve me kontribute të mëdha në luftën kundër Serbisë pushtuese!
Sot në 36 vjetorin e renies heroike te Dëshmorit të Kombit Agim Rashiti, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, mora pjesë në ceremoninë e nderimit!
Me ftesë të Komandantit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së Ahmet Isufi, në emër të ish-Lëvizjes Popullore të Kosovës, vendosa një buqetë me lule dhe në cilësinë e njërit prej organizatoreve të demonstratës së 27 Marsit të vitit 1989 në Gjilan, mbajta një fjalë rasti pranë varrit të të pavdekshmit, Dëshmorit të Kombit Agim Rashiti!
Lavdi Deshmorit te Kombit Agim Rashiti
Ismet Sylejmani,
Gjilan, 28 Mars 2025!