36 vjeçari i papunë në Gjilan, mbledh para për të ushqyer pëllumbat
Përveç borës, kulmin e teatrit të qytetit të Gjilanit, e kanë mbuluar edhe pëllumbat. Ata madje kanë krijuar edhe strehë aty.
E dikush tjetër, po ua krijon një ambient edhe më të ngrohtë, prandaj këta pëllumba zgjedhin të qëndrojnë pikërisht pranë tij. Përparim Jashari për një vit e gjysmë i ushqen këto shpezë.
Ky aktivitet madje është shndërruar në përditshmëri për të.
Ai është i papunë e në pamundësi që të sigurojë të holla madje edhe për veten, nga aspekti financiar Përparimi mbështetet nga shoqëria për ta blerë ushqimin për pëllumba.
Krahas kësaj ai rrëfen se edhe pëllumbat kanë krijuar afërsi me të.
Përparim Jashari tregoi për “T7”, se si filloi këtë aktivitet.
36 vjeçari tregon se ndonjëherë ai del dy herë brenda ditës për t’i ushqyer pëllumbat.