36-vjeçari Llorente befason me skuadrën e re
27 tetor 2021
| 13:32
Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Tottenham Hotspur, Fernando Llorente ka nisur një aventurë të re tek skuadra e Ligës së dytë spanjolle, Eibar.
36-vjeçari ka vendosur të mos e mbyllë ende karrierën, por të vazhdojë të luajë futboll edhe pse jo në nivele të larta. Llorente është një futbollit me karrierë të gjatë në Evropë me skuadra si Atletik Bilbao, Juventus, Sevilla, Tottenhem, Napoli e së fundmi Udinese.
Shtatlarti spanjoll qëndroi për 2 vite te bardhezinjtë ku në 66 ndeshje shënoi 23 gola. Jorente ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit duke tentuar të ndihmojë ekipin e ri ë objektivat sezonal.