
36 vjet nga rënia heroike e dëshmorit Ismet Krasniqi
Sot janë bërë 36 vite nga rënia heroike e dëshmorit Ismet Krasniqi, i cili është në mesin e dhjetëra shqiptarëve që mbetën të vrarë në demonstratat e vitit 1989. Forcat serbe e vranë Krasniqin tek xhamia e Llapit në Prishtinë, ku edhe gjendet pllaka përkujtimore e tij.
Në marsin e vitit 1989, mijëra kosovar rrugëve të Prishtinës po kundërshtonin suprimimin e autonomisë.
Në ballë të protestës, ishte edhe Ismet Krasniqi, tash hero i kombit.
Ai ishte në mesin e 25 demonstruesve të cilët u vranë brenda pak ditësh.
Në vendin ku ra heroikisht, atij i është vendosur një pllakë përkujtimore.
Në 36 vjetorin e vdekjes, Ismet Krasniqin po e kujton me mall familja.
“Unë jam rrit me tregimin për të sa i vendosur ka qenë ai në rrugën për idealin, rrugën për të drejtat më shumë për shqiptarët, për çlirimin e Kosovës, e deri të bashkimi, e atë ke mund ta gjesh kudo. 34 vite më herët Zeqir Gërvalla thotë kështu “Përderisa na vazhdojmë me i kujtu dëshmorët për çdo vit, fitorja është e jona, liria e kombit tonë është e garantuar”, thotë Amir Krasniqi, djali i dëshmorit.
Djali i tij, Amiri kishte qenë vetëm 3 vjeç kur iu vra babai.
Disa fjalë për Krasniqin kishte edhe vëllau i tij, Behrami.
“Ata gjithë e dimë që dhanë jetën, më të shtrenjtën e tyre, për të derdhur gjakun për themelet e lirisë e pavarësisë e të bashkimit kombëtar. Sepse synim dhe amanet i dëshmorëve ka qenë dhe mbetet dhe ne duhet të punojmë e të ndërtojmë një vepër për bashkimin kombëtar”, thotë Behram Krasniqi, axha i dëshmorit Ismet Krasniqi.
Në ceremoninë përkujtimore, morën pjesë edhe përfaqësues të Organizatës s Veteranëve të Luftës.
“Nderime që iu bëhen dëshmorëve të cilët ishin flakadanë të lirisë të cilët i paraprinë formimit të UÇK-së dhe kurorëzuan përpjekjen shekullore të popullit tonë për liri është nder që i bëjmë secili vetvetes”, shprehet Fatmir Sopi nënkryetar i OVL-UÇK-së
Inaugurimi i pllakës përkujtimore për Ismet Krasniqin është bërë në nëntorin e vitit 2024.