36 vjet nga vrasja e Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Haradinaj kujton heronjtë
17 janar 2018
| 10:20
Sot janë bërë 36 vjet vrasja e vëllezërve Gërvalla si dhe e Kadri Zekës.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar ata në përvjetorin e tyre.
Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
17 janari është data që u kujton shqiptarëve zinë, por edhe guximin. Guximin për t’i tubuar e për t’u prirë shqiptarëve.
17 janari i lidhë tre viganët e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën, me Gjergjin Kastriotin, në të njëjtën nyje – flijimin për atdhe.
Gërvallajt dhe Zeka, ata tre burra qe me fenerë të ndezur, në mendje e zemër, na e kanë dëftuar rrugën për të arritur lirinë kombëtare. Ata ishin lajmëtarët e lirisë së Kosovës.
Lavdi heronjve të Kosovës Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.