Kosova dhe Shqipëria diskutojnë për bashkëpunim në sektorin e turizmit

26 tetor 2020 | 15:03

Krijimi i linjave të komunikimit dhe bashkëpunimi reciprok, përkrahja për bizneset që kanë interes bashkëpunimi në fushën e turizmit, përkrahja dhe promovimi i turizmit malor në Kosovë, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të nxitjes së turizmit ishin qëllimi i takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar edhe potencialet bashkëpunuese në fushën e turizmit dhe ndërlidhja e bizneseve duke kombinuar turizmin detar dhe atë malor.

Përfaqësuesit e OAK-së, kanë theksuar rëndësinë e organizimit të më shumë aktiviteteve të përbashkëta me qëllim që të promovohet turizmi malor drejt Kosovës edhe më shumë dhe të njihet për turistët potencial.

Me këtë rast, të dyja palët janë pajtuar që të organizojnë aktivitete të përbashkëta me qëllim të promovimit të zonave me potencial për vizitorët, duke kombinuar sezonin e verës në Shqipëri, e atë të dimrit në Kosovë.

Ministri Klosi ka potencuar që kur Shqipëria kishte nevojë për turizmin, Kosova ishte aty. Në këtë kontekst, ai ka thënë se Shqipëria dhe Kosova si institucione bashkëpunojnë shumë mirë, duke u zotuar se do të bëjnë edhe më tepër në promovimin e turizmit drejt Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk Tayyip Erdogan të hënën u bëri thirrje qytetarëve…