
Mbahet ekspozita “Kolonia e Artistëve” në nderim të heroit Zahir Pajaziti
02 nëntor 2020
| 13:03
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i shoqëruar nga drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Donika Sfishta, kanë vizituar ekspozitën “Kolonia e Artistëve”.
“Kolonia e Artistëve”, e cila është organizuar për herë të parë, është mbajtur në fshatin Orllan të Podujevës, ku për dy ditë me radhë, artistë nga trojet shqiptare kanë krijuar vepra të ndryshme artistike, të cilat i kanë ekspozuar në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan.
Ekspozita është organizuar në nderim të heroit tonë kombëtar, Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes së tij.
Nënkryetari Rudari ka premtuar mbështetje nga Komuna e Podujevës, që ky organizim të bëhet tradicional.