Aktakuza për Thaçin, Presidenti Meta: Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike

05 nëntor 2020 | 14:12

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ditës së sotme në Kosovë, ku u konfirmuan aktakuzat për Presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Në mesazhin e tij të përcjellë përmes rrjeteve sociale, teksa vlerëson dorëheqjen e Hashim Thaçit, Kreu i Shtetit shqiptar thekson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike. Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.

Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar. ??❤️??”,- shkruan kreu i shtetit shqiptar në mesazhin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çfarë ndodhi me Immobilen, Leivan dhe Strakoshën që nuk ishin…