365 ditë më parë Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje në Ohër
365 ditë më parë Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në Ohër.
Arritja e kësaj marrëveshjeje u bë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Në njëvjetorin e saj, të dielën foli përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Ai tha se rezultatet e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit janë për keqardhje.
Ai theksoi se pret nga liderët e të dyja palëve të tregojnë përgjegjësi, vizion dhe lidership, duke bërë përparim në zbatim, pa vonesa të mëtejshme.
“Tani është koha e fundit që edhe Kosova edhe Serbia të thyejnë rrethin e tanishëm vicioz të krizave dhe tensioneve, dhe të kalojnë në një epokë të re – evropiane.
Marrëveshja ofron një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë rajonit”, thuhet në reagimin e tij me rastin e njëvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.