365 të vdekur gjatë 24 orëve në Francë nga koronavirusi

27 mars 2020 | 10:23

Numri i të vdekurve në Francë nga koronavirusi ka shkuar në 1 696, pasi 365 persona kanë humbur jetën nga sëmundja në 24 orët e fundit. Lajmin e konfirmoi ministri francez i Shëndetësisë, Jerome Salomo. Në një konferencë për media, Salomon tha se numri i rasteve me COVID 19 në vend është rritur në 29 155. Ai njoftoi se 3 375 pacientë aktualisht po trajtohen nën kujdes intensiv, ndërsa 4 948 pacientë janë shëruar deri më tani.

Me 365 viktima, Franca sot arriti rekord me numrin më të lartë të vdekjeve në vend brenda një dite. Ndërkohë, sindikata policore Alternatif njoftoi se 257 policë kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin, ndërsa 10 131 pjesëtarë të policisë po mbahen në karantinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Personi i parë i infektuar me koronavirusin e ri në…