366 raste aktive me Covid në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të premten 70 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 2,941 mostrave.
Përgjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një viktimë.
IKSHPK-ja ka njoftuar se më 30 korrik janë shëruar 8 pacientë nga sëmundja Covid-19, ndërsa raste aktive janë 366.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,273 pacientë me këtë virus.
Prej tyre 2,266 kanë vdekur.
Në Kosovë po vazhdon programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.
Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.
Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 12.832 persona.
Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 137.445, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 413.078.