37.5 për qind e punëtorëve në sektorit privat punojnë mbi 8 orë në ditë

02 maj 2020 | 19:12

Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, ka realizuar një anketim rreth kushteve të punëtorëve në sektorin privat. Pikërisht në ditën ndërkombëtare të punës, instituti ka dalë me hulumtimet e tij. Anketimi përmbante 15 pyetje dhe është shpërndarë përmes rrjeteve sociale. “Me anë të këtyre statistikave kuptojmë se respektohet 50% ligji i punës në Kosovë. Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65. 1 dhe nenit 49 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke pasur parasysh Konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Legjislacionin e BE-së dhe parimet themelore të ekonomisë së hapur dhe të tregut të punës”, thuhet në anketë.

Në pyetjen e parë të drejtuar ndaj të anketuarave ka qenë;

1) A është lënduar ose ka humbur jetën në vendin e punës ndonjë shokë, familjar ose koleg i juaji dhe përgjigjet kanë qenë:

  1. a) Po ka pasur raste 36.8%
  2. b) Jo asnjëherë 54.4%
  3. c) Po shpesh ndodhë kjo gjë 8.8%

Duke marrë parasysh që 36.8% kanë thënë që ka pas raste dhe 8.8% që ka ndodhur shpesh, na lenë të kuptojmë se 45.6% e punës, por gjithsesi ka renë numri i vdekjeve në vendet e punës për 50 %, në vitin 2018 humbën jetën 22 punëtore në vendin e punës.

2). Në pyetjen se a keni sigurim të punës dhe atë shëndetësor janë përgjigjur

  1. a) Po. 19%
  2. b) Jo. 65.5%
  3. c) Nuk kemi fare. 15.5%

Nga personat e anketuar vetëm 19% e tyre kanë sigurim shëndetësor, ndërsa 81% punojnë të pa siguruar.

Ligji për Sigurimin Shëndetësor Nr. 04/L-249 Nr. 07/2016 Udhëzimi Administrativ për Sigurimin Shëndetësor, zbatohet për të gjithë personat fizik dhe juridik, përfshirë punëdhënësit në sektorin publik, privat, publiko-privat dhe të vetë punësuarit.

Ligji për Sigurimin Shëndetësor, rregullon themelimin, organizimin, funksionimin dhe financimin e sistemit publik të sigurimeve shëndetësore, si dhe të drejtat dhe obligimet e palëve të përfshira.

Në bazë të këtyre statistikave mund të dalim në përfundim se ligji për sigurime shëndetësore nuk respektohet në vendin tonë, e ata që duhet të respektojnë janë personat juridik, personat fizik afarist (të vetëpunësuarit)dhe të punësuarit e tyre obligohen të paguajnë në bazë të pagës bruto të të punësuarve, të ndara në mënyrë të barabartë ndërmjet të punësuarve dhe punëdhënësve.

Sigurimin Shëndetësor nga punëdhënësi 3.5% e pagës bruto dhe sigurimin Shëndetësor nga i punësuari 3.5% e pagës bruto.

3). Sa orë punoni në ditë?

  1. a) 8 orë. 50%
  2. b) Mbi 8 orë. 37.5%
  3. c) Mbi 10 orë. 12.5%

Me anë të këtyre statistikave kuptojmë se respektohet 50% ligji i punës në Kosovë. Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65. 1 dhe nenit 49 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke pasur parasysh Konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Legjislacionin e BE-së dhe parimet themelore të ekonomisë së hapur dhe të tregut të punës.

Me qëllim të krijimit të një baze ligjore funksionale, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për marrëdhënien e punës.

4). A ju paguhen orët shtesë pas orarit të punës?

  1. a) Po. 14.5%
  2. b) Ndonjëherë. 18.2%
  3. c) Kurrë. 67.3%

Kohëzgjatja normale e punës përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, në kontratën kolektive ose në kontratën individuale të punës, brenda limiteve të kohës javore maksimale të punës. Kohëzgjatja ditore normale e punës është jo më shumë se 8 orë në ditë dhe 40 orë në javë.

Nuk mund të kërkohet kryerja e orëve shtesë javore kur punëmarrësi ka kryer 48 orë punë në javë. Orët shtesë nuk mund të kalojne limitin prej 48 orësh në jave dhe 200 orësh në vit. Në raste të veçanta, për një periudhë deri në 4 muaj, mund të punohet me shumë se 48 orë në javë, por koha mesatare javore e punës, për këtë periudhë, nuk duhet të jetë më shumë se 48 orë.

Punëdhënësi për orët shtesë të punës që nuk janë kompensuar me pushim duhet t’i paguajë punëmarrësit pagën normale dhe një shtesë jo më pak se 25% të saj 125% të pagës së zakonshme.

5). A mendoni se të drejtat e punëtorëve respektohen në Kosovë

  1. a) Po. 00.0%
  2. b) Jo. 70.7%
  3. c) Deri diku. 29.3%

Është për të ardhur keq kur nga 100% të anketuarëve, asnjë nuk është shprehur që respektohen të drejtat e tyre, ky faktë është shqetësues por që arsyetohet mjaftë mirë, nese i shikojmë statistikat e sigurimeve shendëtesore, numrin e të lënduarëve dhe të vdekurve në vendin e punës. Mos respektimi i orëve shtesë dhe mos përfillja e ligjit për të drejtat e punëtorëve.

6). Sa mendoni se duhet te jetë paga minimale për punëtorët e sektorit privat në Kosovë?

  1. a) 300 32.8%
  2. b) 500 58.6%
  3. c) 700 8.6%

Paga minimale në Kosovë vazhdon të jetë më e ulëta në rajon, ndonëse sipas Ligjit të punës do të duhej të përcaktohej çdo vit, që nga viti 2011, vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, ndërsa paga maksimale vazhdon të jetë nga 250 euro deri në 300 euro.

7). A keni të drejtë ankese në vendin e punës dhe a e keni provuar këtë gjë tek organet komunale?

  1. a) Po e kam provuar por nuk është marrë parasysh. 19%
  2. b) Jo, nuk e kam provuar. 65.5%
  3. c) Jo, nuk kam qenë në dijeni për organe të tilla komunale. 15.5% e qytetarëve të Kosovës, nuk janë të informuar çfarë janë të drejtat e tyre të mbrojtura me Konventën Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

8). A Ndodhë që të vijë inspektoriati ndonjëherë në vendin tuaj të punës?

  1. a) Po ndodhë 25.9%
  2. b) Rrallë. 37.9%
  3. c) Asnjëherë. 36.2%

Gjatë vitit 2019, kanë arrite të legalizohen 1800 vende të punës të cilat kanë punuar pa kontrata pune. Sipas tij, Inspektoriati ka lëshuar 240 gjoba në vlera deri në 40 mijë euro.

Përkundër sfidave dhe numrit të vogël të inspektorëve, janë realizuar mbi 10 mijë inspektime ose 500 më shumë se në vitin e kaluar.

Duket që numri i inspektorëve është mjaftë i vogël dhe kjo vërehet edhe në teren dhe në kontakte me anketues ku 36.2% kanë thënë se asnjëherë nuk kanë takuar inspektoriatin e punës.

9). A keni njohuri për të drejtat si punëtorë?

  1. Po mjaftëueshëm 62.1 %
  2. Aspak 3.4 %
  3. Mesatarisht 34.5 %

Në këtë pyetje respodentët deklarohen se kanë njohuri të mjaftueshme për të drejtat e tyre në punë.

10). A jeni futur në skemën sociale në momentin që keni ngelur pa punë?

  1. Po 17.5 %
  2. Jo 71.9 %
  3. Nuk janë marrë parasysh 10.5 %

Në momentin që punëtorët mbesin pa punë ata nuk kanë mbështetje sociale dhe nuk marrin beneficione, numri respodentëve që e thonë këtë, është mbi 71.9 %, vetëm 17.5 % thonë se marrin skema sociale në momentin që mbesin pa punë.

11). A jeni të anëtarësuar në ndonjë sindikatë për të drejtat e punëtorëve?

  1. Po 62.1 %
  2. Nuk kam dijeni 31 %
  3. Nuk kam provuar 6.9 %

Punëtorët në Kosovë në numër të madh nuk janë të organizuar në sindikata të punëtorve, këtë e thotë anketa jonë, ku 62.1 % deklarojnë se nuk janë të anëtarësuar në asnjë sindikat, vetëm 6.9% thonë se janë të anëtarësuar në organizata sindikale.

12). A keni kontratë pune?

  1. Po 44.8 %
  2. Jo 55.2 %

Mbi gjysma e të anketuarëve në anketën tonë deklarohen se janë pa kontrata pune me afro 55.2 %.

 

13). Si ju trajton punëdhënësi?

  1. Mirë 74.1 %
  2. Keq 12.1 %
  3. Shumë mirë 13.8 %

Në pyetjen 13 për habi anketuesit thonë se trajtohen mirë nga punëdhënësit me një përqindje 74.1 %

14). Keni problem me pagesa ndonjëherë?

  1. Po shpesh 21.5 %
  2. Shumë 5 %
  3. Nganjëherë 74,5 %

Në këtë pyetje anketuesit shprehen se kanë problem me pagesat nganjëherë ose shpesh herë, gjë kjo evidente tek ne si problem për punëtorët.

15). Kush mendoni se ka përgjegjësinë më të madhe për të drejtat e punëtorve?

  1. Qeveria 56.9 %
  2. Organet komunale 6.1 %
  3. Të gjithë të involvuarit 37.9 %

Në këtë pyetje qytetarët deklarohen se përgjegjëse për gjendjen në sektorin e punësimit është qeveria e Kosovës, nuk duhet lënë anash pa përmendur të gjithë të involvuarit në këtë lëmi. Ky projekt është realizuar nga: Egzon Gashi dhe Ardian Dermaku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ehat Miftaraj, drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi,…