37 820 viktima dhe 786 228 të infektuar shënoi bota sot
31 mars 2020
| 08:49
Ka shkuar në 37 820 numri i personave të vdekur si pasojë e koronavirusit në gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve në 786 228 persona. Të shëruar deri tani janë 166 041 pacientë.
Shifrat bëhen publike nga Universiteti amerikan “John Hopkins”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në botë, me 164 603, ndërsa të vdekur janë 3 146. Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 11 591 viktima.