37-shi i PDK-së, Kurtan Kajtazi afër rikthimit në Kuvend – Tri Bastione tradicionale të PDK-së i japin dritën e gjelbër
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Kurtan Kajtazi, me numër 37 në listën zgjedhore, ka bërë një postim ku ka njoftuar për mbështetjen që ka marrë nga tri bastionet tradicionale të partisë: Bukoshi, Novolani, Bruzniku dhe Kolla.
Sipas tij, këto zona i kanë dhënë dritën e gjelbër vizionit të PDK-së për një Kosovë më të mirë. Kajtazi ka shprehur entuziazmin për energjinë dhe vullnetin që po tregojnë përkrahësit e tij dhe të PDK-së në përgjithësi.
“Tri bastionet tradicionale të PDK-së i japin dritën e gjelbër: Bukoshi, Novolani, Bruzniku dhe Kolla të rreshtuara krah vizionit për një Kosovë ma të mirë. Energji, vullnet e entuziazëm tek përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës, mbështetja e të cilëve dëshmon se Kosova mundet ma mirë dhe do të bëhet ma mirë!” – ka shkruar Kajtazi.