37 të vdekur, dhjetëra të lënduar në një aksident trafiku në Bolivi

02 mars 2025 | 09:38

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra tjerë janë lënduar, në një aksident trafiku ku u përfshinë dy autobusë në Bolivi.

Incidenti ndodhi në rajonin perëndimor Potosi, kanë njoftuar policia dhe autoritetet e atjeshme lokale, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në rrugët që lidhin qytetet Uyuni dhe Colchani.

Një autobus thuhet se u përplas direkt me autobusin që po vinte nga kahja e kundërt.

“Si pasojë e këtij aksidenti fatal, 39 persona janë lënduar dhe janë dërguar në katër spitale të Uyuni, derisa 37 tjerë humbën jetën”, tha zëdhënësi i policisë në Potosi.

Njëri nga autobusët ishte nisur drejt Oruros, ku një prej karnavaleve më të rëndësishme në Amerikën Latine është duke u zhvilluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur Olta Gixhari ka ndezur rrjetet sociale me…