37-vjeçarja zien vezën me metodën që kishte mësuar në “TikTok”, pëson djegie të rënda në fytyrë
Një grua ka pësuar lëndime dhe djegie në fytyrë pasi i shpërtheu një vezë e zier në mikrovalë. Mediat e huaja shkruajnë se fillimisht ajo hodhi ujë të valuar në një filxhan, më pas shtoi vezën dhe e vendosi në mikrovalë për disa minuta.
Pasi e vendosi lugën e ftohtë mbi vezën, ajo shpërtheu dhe i lëndoi anën e djathtë të fytyrës, duke i shkaktuar dhimbje torturuese. Edhe pse plagët e saj janë drejt shërimit, nëna e cila ka një fëmijë, ka paralajmëruar të tjerët që të mendohen dy herë para se të përdorin truket e ndryshme që mësojnë në rrjetet sociale.
“Nuk dua që dikush tjetër ta kalojë këtë, sepse është në trend në TikTok. Ishte dhimbja më torturuese e jetës sime. Ishte një kohë e frikshme për mua dhe isha në agoni absolute. Vura fytyrën time nën rubinet dhe më pas përfundova në spital. Po vdisja nga uria, ish-vjehrra më tha për këtë metodë të re për zierjen e vezëve. Ajo më mësoi si të ziej një vezë në mikrovalë.
Shafia tha se kishte mbetur e traumatizuar pas incidentit dhe se nuk do hante më kurrë një vezë.