
371 viktima dhe mbi 3 mijë raste të reja me Covid në Meksikë
28 prill 2021
| 23:29
Situata e koronavirusit vijon të mbetet shqetësuese në Meksikë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se këtë të mërkurë u regjistruan 3, 818 raste me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 2,336,944.
Sipas autoriteteve 371 pacientë humbën jetën në 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 215, 918 viktima.
Ndërkohë dyshohet se shifrat e viktimave mund të jetë të paktën 60% më shumë nga sa është konfirmuar zyrtarisht.