377 të vdekur brenda ditës nga Covidi në Itali
18 janar 2021
| 22:30
Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 8,824 raste të reja me koronavirus, nga 158,674 teste të kryera.
Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se shkalla e pozitivitetin në vend është 5.6%.
Ndërsa, brenda ditës, si pasojë e Covid-19 humbën jetën 377 qytetarë, njëlloj si një ditë më parë. Kurse 14,763 persona të tjerë e fituan betejën me sëmundjen.
Numri i personave të shtruar në spitale po rritet. Të paktën 41 pacientë më shumë u shtruan sot në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa 127 të tjerë u shtruan në pavijonet e tjera Covid. Në total, Italia numëron rreth 2.4 milionë të infektuar dhe 82,554 viktima.