38 aktakuza për 57 persona për vepra të ndryshme penale
04 mars 2020
| 11:50
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 38 aktakuza, kundër 57 personave për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 13 persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur
4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 5 personave, të dyshuar.