38 milionë euro është klauzola e Rashicës
02 mars 2020
| 17:47
Ylli i Kosovës, Milot Rashica, ka kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion, por që skuadra e tij, Werder Bremen, nuk ka pasur rezultatet e duhura dhe rrezikon rënien në Bundesliga 2.
Mediat gjermane kanë raportuar se Werderi do të shesë shumë futbollistë pasi është në një krizë të madhe. Vetëm mbetja në Bundesliga shpëton nga një krizë më e madhe klubin me traditë të gjatë në futbollin gjerman.
Mediat gjermane kanë zbuluar edhe klauzolën që ka Rashica te Werderi e cila është 38 milionë euro, por kjo klauzolë është vetëm për skuadrat jashtë Gjermanisë që duan ta transferojnë Rashicën.