38-shja e PDK-së për QKMF-në e re: Ky është një shembull i qartë se si qeverisja vizionare mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë për të gjithë
Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Mitrovicë, Vesa Broja e cila është kandidate për deputete me numër 38 në listën e PDK-së, ka mirëpritur përurimin e QKMF-së së re.
Broja tregoi se falë bashkëpunimit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe Komunës së Mitrovicës, u arrit që Mitrovica të ketë QKMF-në më të mirë në Ballkan.
Postimi i plotë:
Sot, me shumë krenari përuruam Qendrën e re të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, një investim strategjik i realizuar falë bashkëpunimit mes Komunës së Mitrovicës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. Ky objekt, më i madhi dhe më moderni i këtij lloji në Ballkan, përfaqëson përmbushjen e një angazhimi të rëndësishëm të kryetarit Bedri Hamza dhe një dëshmi konkrete e qeverisjes së përgjegjshme dhe të orientuar drejt qytetarit.
Qendra e re nuk është vetëm një institucion shëndetësor, por një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë. Ajo do të sigurojë shërbime të qasshme, efektive dhe të standardeve të larta, duke u bërë një shtyllë e fortë e sistemit shëndetësor në shërbim të komunitetit.
Ky është një shembull i qartë se si qeverisja vizionare mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë.