38-shja e PDK-së premton mbështetje për bujqit
03 shkurt 2025
| 15:10
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 38, Vesa Broja, ka thënë se bujqit janë punëtorët më të ndershëm e të zellshëm të vendit tonë.
Ajo ka thënë se një model i tillë është edhe bujku nga Frashëri, Kadri Sylejmani.
“Ashtu si në nivelin lokal, mbështetja për këtë sektor do të vazhdojë edhe në nivelin qendror me Bedri Hamzën kryeministër”, ka shkruar Broja në “Facebook”.