38-shja e PDK-së, takon pensionistët në Mitrovicë
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Vesa Broja e cila në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt, garon me numrin 38, ka takuar pensionistët në komunën e Mitrovicës. Broja përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka takuar pensionistët dhe nga ta është informuar për sfidat me të cilat përballën në jetën e përditshme.
“Gjatë takimit me pensionistët, dëgjova nga afër sfidat që përballen në jetën e përditshme dhe rëndësinë e përkujdesjes sociale për moshën e tretë. Ata theksuan nevojën për rritjen e pensioneve dhe përmirësimin e shërbimeve, çështje që mbeten prioritet për ne.
Zërat e tyre na motivojnë të punojmë për një shoqëri që i mbështet të moshuarit ashtu siç meritojnë|, ka shkruar ndër tjera kandidatja për deputete nga Mitrovicë, Vesa Broja.