38-shja e PDK-së, Vesa Broja

12 dhjetor 2024 | 22:06

Asambleistja më e votuar e Mitrovicës, Vesa Broja, do t’i hyjë garës për deputete të Kuvendit të Kosovës. Broja do të garoj me numrin 38 në listën zgjedhore të PDK-së, me bartës të listës, kandidatin për Kryeministër Bedri Hamzën.

Vesa Broja ka lindur në Mitrovicë, dhe aktualisht mbanë pozitën e kryesueses së Kuvendit Komunal në Mitrovicë që nga zgjedhjet e vitit 2021, kur doli si personi më i votuar në garën për Asamble në Mitrovicë, duke marrë rekord votash 662.

Vesa është e gatshme të sfidohet edhe më lartë, duke garuar për deputete në Kuvendin e Kosovës dhe shpreson shumë në besimin e qytetarëve dhe vlerësimin e punës së saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zyrtarizuar listën e kandidatëve…