38-shja e PDK-së, Vesa Broja merr mbështetjen e grave të Mitrovicës
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Vesa Broja ka takuar shumë gra nga Mitrovica. Broja u ka premtuar grave, mikeshave por dhe familjareve të gjinisë femërore se nëse e merr besim qytetar për deputete të Kuvendit të Kosovës, do te jetë zëri i tyre.
“I sigurova gratë, mikeshat por dhe familjaret e mia se do t’i përfaqësoj me dinjitet në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Broja e cila në këto zgjedhje garon me numrin 38.
“Përfaqësimi i zërit të gruas në Kuvendin e Kosovës, edhe në këto zgjedhje, është thelbësor për fuqizimin e rolit të saj në shoqërinë tonë.
Këtë e theksuam edhe sonte në një takim të ngrohtë me gra, familjare dhe mikesha nga Mitrovica, të cilave u sigurova se do t’i përfaqësoj me dinjitet në Kuvendin e Kosovës.”, ka shkruar Vesa Broja.