38-shja e PDK-së, Vesa Broja: Së bashku do të krijojmë një Kosovë të fortë politikisht dhe ekonomikisht
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vesa Broja e cila garon me numrin 38 në listën zgjedhore, ka dhënë shumë arsye të kandidimit saj në zgjedhjet parlamentare që dontë mbahen me 9 shkurt 2025. 38-shja e PDK-së, Vesa Broja ka thënë se arsyet e kandidimit i ka të qarta, përderisa qëllimi është i përbashkët.
“Në zgjedhjet e 9 shkurtit, kam nderin dhe përgjegjësinë të jem kandidate për Deputete në Parlamentin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numrin #38. Arsyet e kandidimit i kam të qarta, përderisa qëllimi ynë është i përbashkët.
Nga rrëfimet tuaja kam mësuar se secili prej nesh është në gjendje të marrë vendime për gjërat që i do me zemër: për jetën tonë, për familjen tonë, për vendin tonë.”, ka shkruar në prezantimin e saj, Vesa Broja.
Postimi i plotë i Vesa Brojës:
Unë, Vesa Broja, jetoj duke e parë Kosovën si vend ku çdo fëmijë meriton mundësinë të rritet dhe të realizojë potencialin e vet, ku çdo grua dhe burrë mund të arrijë suksese dhe barazi, ku rinia mund të udhëheqë me guxim dhe besim të plotë.
Unë gjithashtu e di se Kosova ka ende shumë për të bërë, ka shumë për të ndryshuar dhe ka mundësi të jetë #mamirë.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, kam nderin dhe përgjegjësinë të jem kandidate për Deputete në Parlamentin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numrin #38. Arsyet e kandidimit i kam të qarta, përderisa qëllimi ynë është i përbashkët.
Nga rrëfimet tuaja kam mësuar se secili prej nesh është në gjendje të marrë vendime për gjërat që i do me zemër: për jetën tonë, për familjen tonë, për vendin tonë.
Si Kryesuese e Kuvendit Komunal në Mitrovicë, kam mësuar se forca e vërtetë qëndron te bashkëpunimi dhe besimi i ndërsjellë. Kam parë se kur qytetarët bashkohen, mund të arrijnë larg. Kam parë se si zëri i çdo qytetari ka rëndësi, pa dallim kush është, nga vjen apo çfarë ka arritur deri tani. Ky mësim është një udhërrëfyes i rëndësishëm për mua dhe do ta bart me vete në çdo hap të mëtejshëm në jetën time publike.
Si grua, e njoh fuqinë që kemi për formësimin e së ardhmes tonë. Gjithashtu, i njoh edhe gjykimet e padrejta me të cilat ballafaqohemi. Kjo është një betejë shoqërore që e kam përjetuar dhe e përballoj çdo ditë. Është koha që zërat tanë të dëgjohen në çdo dhomë ku merren vendime.
E unë do të jem aty edhe për ata që shpesh harrohen: për punëtorët, prindërit dhe studentët – sepse puna, përkushtimi dhe angazhimi juaj do të jenë adresa e vendimeve të mia.
E kam të qartë se ky rrugëtim nuk bëhet dhe as nuk fitohet vetëm, por së bashku do të krijojmë një Kosovë të fortë politikisht dhe ekonomikisht, si dhe të drejtë, një Kosovë që do të jetë vend më i mirë për secilin prej nesh.
#BedriHamza1
#VesaBroja38
#maMirë 🇽🇰