38-vjeçari në Prishtinë ushtron dhunë ndaj nënës, arrestohet
17 mars 2024
| 08:22
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Ka raste kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike dhe fizike nga fëmijët e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë, ku një 38-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës.
Bazuar në dëshminë e viktimës, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e saj pas një mosmarrëveshje momentale.
Përballë kësaj situate, e shqetësuar nëna e ka raportuar rastin në polici dhe ka shpjeguar detajet e asaj që ka ndodhur.
Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për procedurat e tjera.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.