38-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident në Itali, në makinë i gjejnë një çantë me para

19 tetor 2023 | 20:12

38 vjeçari shqiptar Saimir Gjoka, ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në autostradën në afërsi të Modenas në Itali rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në rrethana ende të paqarta.

Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë 2 makina, ndërsa 38-vjeçari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Për nxjerrjen e tij nga mjeti u desh ndërhyrja e zjarrfikëses.

Në makinën e shqiptarit autoritetet italiane gjetën një çantë të mbushur me para dhe një substancë të dyshimtë. Po ashtu në makinë me 38 vjeçarin ndodhej edhe një pasagjer që dyshohet se u arratis në fushat pranë pas aksidentit.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe janë vënë në kërkim të pasagjerit të arratisur. / Shqiptarja.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajdin Abazi Duke e përcjellë rrjedhën dhe zhvillimet e mëpasshme,…