38 vjet nga demonstratat e ’81-s
Sot u mbushën 38 vjet nga demonstratat e vitit 1981.
Protesta spontane e studentëve të Kosovës, të cilat u mbajtën në Prishtinë më 4 mars 1981 për kushte më të mira në mensën e studentëve, e cila ishte shtypur me dhunë nga policia, nxiti demonstratën e organizuar të studentëve më 11 mars, e cila po ashtu u shtyp me dhunë dhe u paraburgosën disa studentë.
Më këtë fillon edhe zinxhiri i demonstratave të ’81-s.
Si pasojë rrjedhin tubimet e njohura si “Demonstratat e Punëtorëve”, në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur. Përsëri, organet shtetërore intervenojnë me tërë brutalitetin e tyre.
Gjatë këtyre tubimeve, Armata Jugosllave paraqet prezencën e saj.
E një personazh i 11 marsit të atij viti në 36 vjetorin e kësaj demonstrate pati treguar për Klan Kosovës se si pakënaqësia që u përhap gjithandej Prishtinës e vendit, pati shpërthyer në mensën e ushqimit të studentëve.