380 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.

16 gusht 2021 | 13:25

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 380 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.

“316 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 278 me oksigjeno-terapi dhe 17 në gjendje të rënduar shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Në QKUK, janë të shtrirë 149 pacientë, 112 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 120 me oksigjeno-terapi.

“Klinika Infektive, 104 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 38 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 1 pacient dhe Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Sipas ShSKUK-së, në spitalet e përgjithshme po trajtohen 231 pacientë, 204 prej tyre Covid-19 pozitivë, 158 me oksigjeno-terapi.

“Spitali i Prizrenit, 47 pacientë, Spitali i Gjakovës, 60 pacientë, Spitali i Pejës, 36 pacientë, Spitali i Gjilanit, 54 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 7 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 18 pacientë”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të Aleancës Kosova e Re,…