382 shteka me cigare kapen tek tre pasagjerë në aeroportin “Adem Jashari”

11 prill 2025 | 16:51

Policia e Kosovës ka bërë me dije të premten se ditëve të fundit, në tri raste të ndara është parandaluar kontrabanda me mallra, konkretisht duhan përmes Aeroportit Ndërkombëtar  të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në njoftimin e policisë është thënë se është ndaluar një pasagjer në shkuarje për Londër, ku në valixhet e udhëtarit janë hasur  8 boksa cigare “Malboro e kuqe”,  116 boksa “Malboro e kaltër”, 2 boksa “Lucky Strike”, 13 boksa “Malboro e bardhë”, 5 boksa “Philipmorrise”, gjithsej 144 boksa me cigare.

“Në rastin e dytë, një pasagjer po ashtu për në Angli, gjatë kontrollit i janë hasur 18 boksa cigare, 17 boksa cigare ‘Winston’ dhe një boks cigare ‘Karelia’”.

“Në rastin e tretë, tek një pasagjer i fluturimit Prishtinë–Londër, në dy valixhe janë gjetur: 20 shteka cigare ‘Karelia’, 50 ‘Malboro e kaltër e  mbylltë’, 130 ‘Malboro e kaltër e lehtë’, 20 ‘Malboro  light’, gjithsej 220 shteka cigare”, është thënë në njoftimin e policisë.

Në të tria rastet duhani është konfiskuar dhe me procedurat për raste të tilla janë marrë ekipet e Doganës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
14.04.2025 Punime në projekte investive Mitrovicë 1. Në TS 110/10…