Haradinaj i uron fitoren Gjukanoviqit
15 prill 2018
| 22:44
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Mali të Zi për zgjedhje të lira dhe demokratike presidenciale.
Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për bashkëpunim dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me Malin e Zi edhe në të ardhmen.
“Urime qytetarëve të Malit të Zi për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Poashtu, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Milo Gjukanoviq. Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh gatishmërinë për bashkëpunimin dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me Republikën e Malit të Zi edhe në të ardhmen, në të mirë të të dy popujve tanë, për perspektivën euro-atlantike!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.