39 foshnje kanë lindur të hënën në Gjinekologji
10 korrik 2018
| 18:26
Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë ditës së hënë kanë lindur 39 foshnje.
Në raportin e Klinikës së Gjinekologjisë është thënë se nga 39 nëna vetëm një prej tyre ka lindur fëmijë binjakë.
Sipas këtij raporti, nga 39 foshnjat e lindura, 25 prej tyre janë vajza kurse 14 djem.