39-shi i PDK-së, Faton Abdullahu për Bedri Hamzën: Është ma i miri – larg ma i mirë se kandidatët e tjerë

29 dhjetor 2024 | 15:41

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Faton Abdullahu i cili garon me numrin 39 në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen me 9 shkurt 2025, ka përshkrur disa veti të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza.

Postimi i plotë i Abdullahut:

• Kundërshtimin e ka të palëkundur, por nuk është arrogant.
• Jo i zhurmshëm, por korrekt dhe i qartë.
• I përshtatet rrethanave, por i papërshtatshëm për ata që i ndryshojnë ato për të keq.
• I matur e i urtë, por i guximshëm për të marr vendime.
• Funksione të mëdha i ka pas në të kaluarën, por vazhdon të mos jetë hiç menemadh.
• Nuk i merr të tjerët për goje, por jau thotë në sy troç ate që mendon.
• I këndshëm dhe atraktiv në muhabet, por jo muhabetxhi sa për muhabet.
• Nuk është as nevrik as i ngutshëm, por nuk vonohet në veprime e vendime.
• Njerëzor me biografi normale në familje por me suksese të jashtëzakonshme familjare.
• Dyshimet i ka të ndërtume nga jeta shkencore intelektuale, por vendimin pa dyshim nuk e vonon në politikë.
Bedri Hamza është ma i miri – larg ma i mirë se kandidatët e tjerë – më i domosdoshmi për Kosovën sot, sidomos sot.

#MaMirë #PDK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë dhe me…