39-vjeçari Emre Belozoglu rikthehet te Fenerbahçe
Emre Belozoglu është një legjendë e gjallë e futbollit turk. Mesfushori i njohur mbush 39-vjeç në shtator, por mosha nuk e pengon aspak të vazhdojë të luajë në nivele të larta.
Emre la Fenerbahçen në vitin 2015 për t’u transferuar tek ekipi i Bashakshehirit, ndërsa tani ka ndodhur e kundërta. “Veterani” ka ndërprerë kontratën me nënkampionët e Turqisë dhe është rikthyer te Fenerbahçe, që është edhe skuadra e tij e zemrës. Një vit zgjat kontrata mes palëve, por forma e mirë fizike mund të bëjë që drejtuesit e klubit të famshëm turk t’i ofrojnë një tjetër kontratë në fund të sezonit.
Emre është aktivizuar me klube si Interi, Atletico Madrid, Newcastel, Galatasaray, Fenerbahçe dhe Bashakshehir. Me kombëtaren turke ka shënuar 9 gola në 99 ndeshje të zhvilluara.